Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë reflektuar jo vetëm garë të fortë ndërmjet subjekteve politike, por edhe një ndarje të madhe të votave mes kandidatëve brenda partive.
Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se disa kandidatë nga LDK, PDK dhe VV kanë marrë një numër shumë të ulët votash, duke u renditur në fund të listave të tyre.
Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më së paku vota kanë marrë:
Pranvera Asllani – 66 vota
Eminse Asimi – 69 vota
Shaip Hajrizi – 94 vota
Vesel Makolli – 101 vota
Edmond Azemi – 103 vota
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në fund të listës renditen:
Flakrina Rrustemi – 46 vota
Drilon Derguti – 52 vota
Tringa Berisha – 52 vota
Jeta Kalaveshi – 54 vota
Malsore Krasniqi Hajredini – 56 vota
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), kandidatë me më pak vota janë:
Saranda Haliti Rrahmani – 30 vota
Ardita Rexha – 35 vota
Radie Hoxhaj – 58 vota
Fitore Kalludra – 59 vota
Valentina Berisha Selmanaj – 60 vota.









