Stavros Demosthenous, u qëllua për vdekje këtë mëngjes, në atë që policia po e trajton si vrasje me pagesë në zonën Sfalangiotissa të Limasolit.
I njohur si biznesmen i Limasolit dhe president i një prej ekipeve të futbollit, Policia ka nisur jë operacion të gjerë për kërkimin dhe kapjen e personave të armatosur që i zunë pritë biznesmenit, ndërsa ai po udhëtonte me të birin pranë shtëpisë së tij, sipas phileneës.
Demosthenous ishte president i klubit të divizionit të dytë Karmiotissa FC dhe më parë ishte president i Aris Limassol.
Burime policore thanë se një furgon bllokoi makinën e Demosthenous përpara se një person me motoçikletë të afrohej pranë automjetit të tij dhe të hapte zjarr.
Djali i tij u përpoq menjëherë ta çonte me makinë në spital. Makina u përplas në autostradë gjatë rrugës për në spital, duke e bllokuar automjetin, sipas burimeve të policisë.
Pastaj djali ndaloi një makinë që po kalonte andej dhe i kërkoi shoferit ta çonte në spital, gjë që ai e bëri. Demosthenous vdiq nga plagët e marra.
Njësitë kryesore të krimit nga CID i Limasolit dhe Departamenti i Hetimit Penal të Shtabit të Policisë nxituan në vendngjarje dhe filluan mbledhjen e provave. Të gjitha divizionet e policisë së Limasolit janë përfshirë në një operacion të koordinuar për të gjetur autorët.
Policia gjeti një furgon të djegur në zonën e Germasogeia-s, të cilin ata besojnë se vrasësit e përdorën për t’u arratisur. Vendndodhja është rrethuar dhe po shqyrtohet me kujdes.



Hetuesit kanë filluar të mbledhin pamjet nga kamerat e sigurisë në zonën e Sfalangiotissa dhe rrethinat për të hartuar rrugën e autorëve të krimit para dhe pas vrasjes.
Policia thotë se të gjitha provat tregojnë për një vrasje me pagesë me tiparet e një larjeje hesapesh midis bandave.








