Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kaluar në këmbë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si pjesë e marshimit simbolik drejt Tiranës.
Të veshur me uniformat e UÇK-së dhe të rreshtuar një nga një, ata janë nisur drejt kryeqytetit shqiptar, ku sot në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej”, do të mbahet protesta gjithëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kjo protestë është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të kërkimit të drejtësisë për të akuzuarit dhe mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare.










