Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 13 vite burgim të pandehurin K.S, për shkak të sulmit dhe keqpërdorimit seksual të dy të miturave.
Të premten, Themelorja ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit K.S.
K.S është dënuar me 10 vite burgim për veprën penale sulmi seksual dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, për veprën penal keqëpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe
Kësisoj, gjykata i shqiptoi dënim unik me kohëzgjatje prej 13 vjet.
K.S., akuzohej se në periudha të ndryshme kohore, gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve në Gjykatën e Apelit.









