spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Trump kërcënon Spanjën me tarifa tregtare pas refuzimit për rritjen e shpenzimeve ushtarake në NATO

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Spanjës, duke kërcënuar me tarifa tregtare pas mospranimit të Madridit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, sipas kërkesave të reja të Shtëpisë së Bardhë. Konflikti rrezikon të përshkallëzojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të trazojë ekuilibrat brenda NATO-s.

Pas thirrjeve për përjashtim të Spanjës nga NATO, si vendi i vetëm i cili nuk ka pranuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një tjetër masë.

Teksa përjashtimi i Spanjës nga NATO mbetet e vështirë prë t’u realizuar, Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa shtesë për shtetin iberik.

Rusia shenjëstron hekurudhat në Ukrainë! Qëllimi sipas autoriteteve: Pengimi i transportit të mallrave
Gjatë një deklarate për shtyp të martën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump e cilësoi qëndrimin e të Spanjës si mungesë respekti ndaj aleancës së NATO-s dhe shprehu pakënaqësi të qëndrimit të Madridit zyrtar.

Në përgjigje ndaj deklaratave të Presidentit amerikan, Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, në mbrojtje të qëndrimit të vendin e tij tha se Spanja është një anëtar i besueshëm dhe konstruktiv i aleancës.

Ai theksoi se Spanja ka rreth 3,000 trupa në kuadër të operacioneve në misionet e NATO-s për sigurinë kolektive. Nuk ka asnje dyshim për angazhimin dhe kontributin e Spanjës në sigurinë (transatlantike)”, u tha ai gazetarëve.

Spanja sfidon trendin anti- emigrantë! Strategjia “Spanjë-Afrikë” thekson bashkëpunimin dhe zhvillimin

Po ashtu edhe më herët Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez deklaroi se Spanja e ka përmbushur kontributin e saj në NATO nëpërmjet ofrimit të trupave në gatishmëri të aleancës ndërsa mbajtjen e shpenzimeve në një nivel 2.1% e cilësoi si një objektiv realist dhe i mjaftueshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit