spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Bëhet ‘shkrumb e hi’ një autobus në Indi, humbin jetën 20 persona

Të paktën 20 persona humbën jetën pasi një autobus me mbi 50 pasagjerë u përfshi nga flakët në shtetin perëndimor indian, Rajasthan, të martën. Autobusi po udhëtonte midis Jaisalmer dhe Jodhpur kur nisi të dilte tym nga pjesa e pasme dhe më pas u dogj brenda pak minutash.

“Nëntëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën brenda autobusit dhe një tjetër vdiq nga djegiet e tij në rrugë në Jodhpur,” tha Rajesh Meena, oficer policie, për AFP.

Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu tronditjen për humbjen e jetëve dhe premtoi kompensim deri në 200,000 rupi (rreth 1,940 euro) për familjet e viktimave.

Situata e sigurisë rrugore në Indi përshkruhet si katastrofike; sipas të dhënave të vitit 2023, mbi 480,000 aksidente rrugore shkaktuan rreth 173,000 vdekje dhe 463,000 të plagosur.

https://twitter.com/i/status/1978241207244321047

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit