Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, por jo në ndërtesën e Qeverisë.
Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 15.10.2025: Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301 KOHA: 14:05”, thuhet në njoftim.










