“Adelina Ismaili mori para të madhe nga Kurti për të ndikuar në zgjedhje”, Haki Abazi me akuza

Haki Abazi, tashmë i larguar nga Vetëvendosje e ka akuzuar ish-partinë e tij se ka intervenuar në zgjedhjet lokale.

Abazi thotë se këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka marrë mijëra euro nga Hajrulla Çeku, i cili garon në zgjedhje si kandidat i Vetëvendosjes në Prishtinë.

“Politika është në nivelin e manipulimit dhe orientimit të votës. Përndryshe Çeku ka qenë ministër në qeverinë Kurti, është nga Prizreni gjithë jetën e tij dhe është paraqitur si kandidat për kryetar në Prishtinë për idenë e kapitalizimit të orkestrimit dhe formës së shpenzimit të buxhetit të Ministrisë së Kulturës pa kontroll. Për shembull kemi një paraqitje të një këngëtareje me famë këtu si Adelina Ismaili, e cila në natën e fundit parazgjedhore meqë kishte marrë subvencione të jashtëzakonshme nga Ministria e Kulturës bën ndikimin e saj tek njerëzit për votën ndaj ish-ministrit të Kulturës si kandidat. Këtu nuk e them që është jashtë rregullave të lojës por e kuptoni që nuk ka lidhje te votuesit me programin dhe cilësinë e kandidatit”, tha Haki Abazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit