spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kimete Berisha: Mafia mediale; Exit Poll-et e errësirës!

  1. Propaganda votoi e para.
  • Mafia lokale zgjidhet me vota,
    por mafia mediale, i zgjedh vetë votat.
  • Në Kosovë, propaganda nuk është as e ftohtë si ajo ruse, as e heshtur si ajo perëndimore, është burimore, emocionale, e zjarrtë, gazmore, e mbushur me ndjenja hakmarrëse, dhe me buzëqeshje!
  • Gazetarët shqiptarë nuk e fshehin kënaqësinë kur duan ta “mbysin” armikun politik…sepse në këtë vend, hakmarrja ende quhet opinion.
  • Propaganda e tyre nuk të detyron të bësh asgjë.
    Të lodh.
  • Dhe lodhja është vdekja më e ngadalshme, ajo që ta shuan shpresën pa ta marrë shpirtin.
  1. Sugjestioni si armë.
  • Inxhinieria mediale nuk e ndalon askënd të votojë, thjesht të bind se s’ia vlen.
  • Në orët e fundit para mbylljes së kutive, ekranet shpallnin “rezultate dramatike”, me exit-pollet e frikës.
  • Sugjestioni ishte masiv, helmues, shpërndanin rrena si ujin me shllaf syve të votuesve: gjithçka ka mbaruar, vota jote s’ka më kuptim.
  • Gazetarët nuk e matën opinionin, e krijuan atë, me porosi.
  • Sondazhet u kthyen në armë psikologjike, një lojë për të prodhuar ndjenja e jo lajme.
  • Në çdo studio, kutitë u hapën para kohe: një “ekspert”, një “tronditje”, një “rezultat dramatik”.
  • Dhe për një çast, edhe unë ndjeva sugjestionin: ekranet e mbushura me grafika dhe “burime konfidenciale” ma krijuan ndjesinë e një lufte të humbur që s’kishte nisur ende.
  1. Frika prej leshi!
  • Iluzioni i projektuar nga mediat
    bëri që të ndihemi të panevojshëm:
    se gjithçka ka mbaruar që në
    mëngjes, se vota jote… është vonë tash.
  • Në orën 15:00, një titull i vetëm e përshkroi gjendjen kolektive:
    “Dihet fituesi… kush doli, doli.”
  • Kjo është formula e propagandës shqiptare, të lodhë derisa të dorëzohesh vetë.
  • Do të ishte forma më e butë, më e sofistikuar e manipulimit politik, nëse gazetarët do të përmbaheshin nga lumturimi.
  • Ata dukeshin euforikë dhe patetikë, sepse nuk e fshihnin lumturinë e tyre për humbjen e Mitrovicës së Jugut nga dushmani i tyre shqiptar, e asnjëherë nuk u mërzitën që nëntë komuna të veriut i morën serbët!
  1. Orakujt e frikës.
  • Që janë exit pollet e orkestruara dhe të paguara nga sponsorët e vjetër, s’ka dert, se u del duçi, ata e dinë, por ne s’e ditëm se qëllimi i tyre nuk ishte të krijonin fituesit,
    por të hutonin votuesit, që të mos dilnim në votime…
  • Fati i zgjedhjeve u transmetua “live”, me komente dramatike.
  • Recetat psikologjike të gazetarëve
    tingëllonin si parashikime tarot të gazetarisë, për fundin e palavdishëm të një epoke dhe për një Pavarësi të Re të Kosovës….
    …me intonacione që ngjallnin ndjenjën e një frike misterioze, sepse dy karta Tarot, karta: i ekzekutuari me varje (Hanged man) dhe karta e vdekjes (Death), i ishin ndarë Vetëvendosjes:
  • ‘Rezultati është katastrofik për ta…më shumë s’mund të themi…’…
    dhe pastaj ia jepnin një rend ‘ha ha ha’.
  1. Plogështia shpirtërore fitoi.
  • Rezultati?
    Vetëm 32% votues.
    Propaganda fitoi pa vjedhur vota, thjesht duke vjedhur ndjenja.
  • Apatia shqiptare s’është rastësi, është produkt.
  • Një shpikje e re që të jep iluzionin e zgjedhjes, por jo dëshirën për të zgjedhur.
  • Në një vend ku vetëm një në tre del në votime, propaganda nuk ka nevojë të bindë askënd, mjafton të lodhë shumicën.
  • Ndoshta apatia kolektive është produkt i lodhjes, i nënvetëdijes që çdo “ndryshim” është vetëm rotacion i mjerimit.
  1. Lodhje a dorëzim!
  • Kështu vdes demokracia:
    jo nga dhuna, por nga çasti kur njerëzit ndalen së besuari se vota e tyre ka kuptim.
    Në fund të natës, një komb i tërë mbetet me të njëjtën ndjesi: atë të dorëzimit, si mënyra më e re e rehatisë shqiptare.
  • Mafia që kontrollon komunat, kontrollon edhe lajmin.
    Vjedh edhe tenderë, edhe ndjenja.
  • Dhe më e rrezikshme se mafia lokale është mafia mediale, që e krijon realitetin përpara se të ndodhë
  1. Sevdalinjtë e apatisë!
  • A e kanë zbuluar këto zgjedhje apatinë komode të shqiptarëve. ..
    A u bë apatia për shqiptarët si melankolia për Victor Hugo: Sevda, ‘Sevda për t’u ndjerë i pikëlluar’!
  • Apo, ndoshta është një…diçka tjetër, e nuk është apati, se kur ndodh që shqiptari e jep një golë, të gjithë dalin nga apatia për t’u kthyer prap në apati deri në golin e ardhshëm.
  • Si ndodhi që futbolli u bë sport patriotik e zgjedhjet dhe çlirimi i Veriut nga kriminelët serbë u bën të panevojshme!
  • Nëse do të pyeteshin shqiptarët, do t’u mjaftonte zbavitja, kotësia dhe bjerrakohësia,
    do t’u mjaftonte çdo gjë që ‘e vret kohën’…e zgjedhje s’do të mbaheshin kurrë.
  • Pra, duket se apatia vlen veç për politikë, se në lojë e në dashuri s’ka ankesa..gjaku vlon…nganjëherë… aty-këtu.
    P.S. Kur gazetarët na treguan rezultatin para votës tonë, ata na e vodhëm votën pa na kërkuar asnjë dokument….!
    (Dhe kështu, edhe propaganda ka Asociacionin e saj… që s’ka të bëjë më me gazetarinë, por me artin e dorëzimit kolektiv).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit