Osmani lavdëron Dardanët: Kur luajmë me shpirt, asgjë s’është e pamundur

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore të madhe ndaj Suedisë, duke dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme që u përshëndet menjëherë nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja shprehu krenarinë e saj për skuadrën, duke vlerësuar zemrën, karakterin dhe lojën fantastike të “Dardanëve”.

“Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon!
Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur,” shkroi Osmani, duke ndarë edhe fotografi emocionuese nga festimi i golit të fitores.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit