Ekskluzive | Ky është 19-vjeçari që goditi me veturë policin gjatë kontrollit në Klinë – në kërkim nga Policia

Një incident i rëndë është shënuar të hënën paradite në Klinë, ku një i ri ka plagosur një zyrtar policor gjatë përpjekjes për t’i ikur kontrollit, pranë qendrës së grumbullimit të votave në palestrën “Adem Jashari”.

Ngjarja ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 11:40, në rrugën “Bill Klinton”, kur patrulla policore kishte ndalur një veturë të tipit BMW, jashtë zonës së palestrës. Pas identifikimit, personi në fjalë — Armend Visoqi — ishte pyetur nëse posedonte armë ilegale në veturë, por kishte mohuar.

Në momentin kur polici tentoi të hapte derën e veturës për një kontroll sipërfaqësor, i dyshuari bllokoi dyert dhe nisi vrullshëm veturën, ndërkohë që zyrtari policor kishte dorën në dorezë, duke pësuar lëndime trupore në kraharor dhe në gishtin e unazës së dorës së majtë.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve, të cilat kanë njoftuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se i dyshuari është shpallur në kërkim nga Policia e Klinës, ndërsa hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit