spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Pas paqes me Izraelin, luftë e brendshme në Gaza: Shënohen 27 viktima

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një nga përplasjet më të përgjakshme që ka përfshirë qytetin e Gazës pas përfundimit të operacioneve ushtarake izraelite.

Ato ndodhën mes forcave të sigurisë së Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të fisit Dughmush, një nga klanet më të njohura dhe më të fuqishme në Gaza.

Sipas dëshmitarëve okularë, përleshjet nisën pranë Spitalit Jordanez, ku burra të armatosur dhe të maskuar të Hamasit shkëmbyen zjarr me anëtarët e klanit Dughmush.

Ministria e Brendshme e Hamasit njoftoi se tetë nga luftëtarët e saj u vranë në atë që e cilësoi si një sulm të armatosur.

19 anëtarë të klanit Dughmush janë vrarë, ndërsa dhjetëra civilë janë zhvendosur sërish, shumë prej tyre për herë të tretë apo të katërt gjatë muajve të fundit.

Përleshjet shpërthyen në lagjen Tel al-Hawa, pasi më shumë se 300 anëtarë të armatosur të Hamasit ndërhynë për të rrethuar një bllok banimi ku dyshohej se ishin strehuar anëtarët e armatosur të klanit Dughmush.

Hamasi thotë se gjithçka nisi pasi luftëtarë të Dughmushit vranë dy nga njerëzit e tij. Ndërkohë, burime nga klani Dughmush kanë thënë se forcat e Hamasit tentuan t’i dëbojnë nga një ndërtesë, ku ata kishin gjetur strehë pas shkatërrimit të shtëpive nga bombardimet izraelite.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit