Arian Tahiri falënderon mitrovicasit: Faleminderit për mbështetjen e madhe, ecim bashkë drejt fitores së plotë

Kandidati i PDK-së në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, është shprehur falënderues për qytetarët e kësaj komune, të cilët sipas tij kanë zhvilluar një fushatë dinjitoze.

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe!”, ka thënë Tahiri.

“Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, ka shtuar ai.

Në këtë komunë, sipas rezultateve të KQZ-së, do të ketë balotazh.

Arian Tahiri ka marrë 47.89 për qind të votave, apo 15 mijë e 368 vota, ndërsa Faton Peci, kandidati për kryetar nga LVV-Guxo, ka marrë 47.80 për qind të votave, apo 15 mijë e 340 vota.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit