Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatet zgjedhore në Komunën e Shtimes për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 50,47 për qind të votave apo 6,934 vota.
Përparim Ramusa i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka marrë 37,13 për qind apo 5,101 vota.
Kastriot Shabani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë 11,78 për qind apo 1,619 vota.











