Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në kryeqytet, ku kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, shkoi në balotazh me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kurti ka dhënë një arsye fillestare që, sipas tij, mund ta ketë “penalizuar” Çekun në garën për Prishtinën.
“Kam përshtypjen që me partnerët tanë në Prishtinë, me Alternativën dhe me Guxo, ka ndikuar në rezultatin tonë në Prishtinë”, tha Kurti para gazetarëve.
Vetëvendosje ka shkuar në të paktën 12 komuna në balotazh, ndërkohë që ka fituar në 3 komuna që në raundin e parë.










