Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha që pret që votat e diasporës ta vendosin Alban Hysenin si fitues pa balotazh në Komunën e Gjilanit.
“Në zgjedhjet e mbajtura dje, sipas rezultateve preliminare, VV ka fituar në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Me votat nga diaspora mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh”, deklaroi ndër të tjera ai.
Alban Hyseni i LVV’së ka marrë 49,79 për qind të votave në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 12 tetorit.










