Erden Atiq i Vetëvendosjes humb garën në Mitrovicën e Veriut, fiton bindshëm kandidati i Listës Serbe

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të udhëheq më Komunën e Mitrovicës së Veriut. Ai është mposhtur bindshëm nga kandidati i Listës Serbe, Milan Radojević, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Milan Radojević ka siguruar 60,25% të votave (4,669 vota), duke lënë pas me diferencë të madhe të gjithë kundërkandidatët.

Erden Atiq, që në zgjedhjet e kaluara kishte arritur të udhëhiqte këtë komunë si përfaqësues i shumicës shqiptare në një zonë me dominim serb, këtë herë ka marrë vetëm 10,80% të votave (837 vota), duke u renditur i treti pas Marko Jakšić nga nisma “Građanska inicijativa Sever za sve”, i cili mori 12,28% (952 vota).

Pjesëmarrja në votime ishte 43,93%, me 7,750 votues nga gjithsej 17,643 të regjistruar në këtë komunë. Të gjitha 22 vendvotimet janë numëruar.

Rezultatet e plota për kandidatët janë: Milan Radojević (Lista Serbe) – 60,25% (4,669 vota), Marko Jakšić (Građanska inicijativa Sever za sve) – 12,28% (952 vota), Erden Atiq (Lëvizja Vetëvendosje) – 10,80% (837 vota), Aleksandar Arsenijović (Srpska Demokratija) – 7,29% (565 vota), Flutura Hamza Azemi (PDK) – 4,09% (317 vota), Nenad Vukmirović (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) – 1,65% (128 vota).

Erden Atiq i Vetëvendosjes humb garën në Mitrovicën e Veriut, fiton bindshëm kandidati i Listës Serbe - Insajderi - Mitrovica e Veriut

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit