A votuan në zgjedhje lokale Thaçi e të tjerët? – Flasin nga Haga

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.

Kështu ka deklaruar në një përgjigje zëdhënësi i DhSK-së Michael Doyle.

“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle.

Ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit