Vendlindja i jep fitore plebishitare Ferit Idrizit

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka shënuar një fitore plebishitare nga vendlindja e tij, duke marrë mbështetje dërrmuese nga bashkëfshatarët.

Në Qendrën e Votimit në Shkollën “Azem Bejta” në Duboc ku votojnë banorët e fshatit Beçiq, prej nga vjen vetë Idrizi, ai ka siguruar 82.48% të votave, që përkthehet në 273 vota, sipas të dhënave preliminare nga KQZ.

Sipas këtyre të dhënave, të cilave u referohet VushtrriaOnline, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Sylejman Meholli, renditet i dyti me 13.29% (44 vota), ndërsa në vendin e tretë është kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, me 2.42% (8 vota).

Kandidatët e tjerë kanë marrë një mbështetje simbolike: Xhevahire Izmaku (Nisma) me 1.21% (4 vota) dhe Mensut Ademi (AAK) me 0.60% (2 vota).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit