Zgjedhjet lokale 2021: PDK-ja shton vota në Vushtrri, humb disa në Mitrovicë – VV-ja me rritje të moderuar në Vushtrri, e rritje të ndjeshme në Mitrovicë

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit sollën rezultate të ndryshme për PDK-në në regjionin e 02-shit, ku ky subjekti shënoi rritje në Vushtrri dhe rënie në Mitrovicë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Bedri Hamza fitoi bindshëm në Mitrovicën e Jugut me 53.69%, por këtë vit Arian Tahiri mori 48.07% (15,278 vota), duke shënuar një rënie prej 1,300 vota. Ndërkohë, Faton Peci i VV-së mori 47.66% (15,146 vota), duke rritur elektoratin për rreth 5,000 vota krahasuar me rezultatin e Agim Bahtirit në 2021.

Rezultatet preliminare të KQZ-së hodhën poshtë “exit poll”-et që e shpallnin Tahirin fitues pa balotazh. Tani më 9 nëntor në raundin e dytë do të ballafaqohen Faton Peci dhe Arian Tahiri.

Në anën tjetër, në Vushtrri, PDK-ja me kandidatin Ferit Idrizi, shënoi rritje me mbi 3,000 vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke ruajtur epërsinë e Ferit Idrizit.

Rezultatet tregojnë një PDK më të fortë në Vushtrri, por me rënie në Mitrovicë, duke marrë parasysh edhe profilin e kandidatëve, ndërsa VV-ja konfirmon rritje të ndjeshme në qytetin e Mitrovicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit