Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota).
Në garë kanë qenë edhe Jetmir Tofaj nga Lëvizja Vetëvendosje, me 281 vota, Fatos Shala nga PDK me 3 vota.











