Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka procesuar në tërësi rezultatin preliminar për Komunën e Deçanit.
Në bazë të rezultateve preliminare, Bashkim Ramosaj i AAK’së ka marrë 7,866 vota apo 51,57 për qind të tyre.
Jeton Mushkolaj i LDK’së ka 3,222 vota apo 21,12 për qind.
Natyra Kuçi e PSD’së ka 1,789 vota apo 11,73 për qind të tyre.
Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia ka marrë 1,415 vota apo 9,28 për qind të tyre.









