Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkuar për festë në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Nga Palestra e Minatorit, ka “thumbuar” Qeverinë në detyrë, duke thënë se tentuan të marrin votat e mitrovicalive me “mashtrim” dhe “arrogancë”.
“I madh e i vogël, prej kryeministrit në detyrë atë qeveri që s’po i lshon zyret, kanë ardhë në Mitrovicë duke dashur të marrin votën e mitrovicalive, por nuk mundën. Vota e mitrovicalive nuk merret me mashtrim, nuk merret me arrogancë. Është votë e njerëzve të ndershëm, që i ka besu dinjitetit dhe Arian Tahirit”, deklaroi Krasniqi.
“Për këtë arsye, unë du me ju falënderohna sot për garën jashtëzakonisht të mirë, për fushatën jashtëzakonisht të mirë për ditën e sotme që keni dhënë shembull se si bëhem, unë ju ftoj që të jemi bashkë deri në numrin e votës së fundit”, tha ndër të tjera ai.










