Abdixhiku nga konferenca tregon numrin e komunave të fituara nga LDK’ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar në një konferencë për media lidhur me numrin e komunave për të cilat është në garë partia e tij.

Abdixhiku ka deklaruar se Istogu, Lipjani dhe Juniku është fituar nga LDK’ja, teksa sipas rezultateve të komisionerëve, Gazmend Muhaxheri është gati ta përfundojë garën pa balotazh.

“LDK shpall fitoren në Istog, në Lipjan, në Junik (me vota të mërgatës). Gazmend Muhaxheri është afër të përfundojë garën pa balotazh. 49% sipas votave nga komisionerët”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se LDK do të jetë në balotazh në Fushë Kosovë.

Tutje shtoi se është në garë në 12 komuna.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit