Festa ka nisur në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ku mbështetësit po festojnë me tupa e surle pas publikimit të rezultateve të para.
Të gjitha matjet, ndonëse me diferencë jo shumë të lartë, e rendisin kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, si fitues të zgjedhjeve për kryetar të kryeqytetit më 12 tetor.

Gazetarja e Insajderit ka dërguar pamje nga selia e LDK-së, ku shihet se atmosfera festive ka filluar menjëherë pas publikimit të rezultateve të para, ndërsa simpatizantët po festojnë me muzikë dhe brohoritje për fitoren e mundshme të Ramës.












