Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shpallur fitoren në këtë komunë pas mbylljes së procesit zgjedhor.
Në një postim në rrjetet sociale, Bulliqi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festës së fitores në qendër të Podujevës.
“Të dashur qytetarë, ju presim në festën e fitores, nga ora 21:00 në Sheshin e Qytetit para Zyreve të Lëvizjes. PODUJEVË TË DUA!”, ka shkruar ai.










