Rezultoi në balotazh sipas Exit Poll-i, reagon Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është në pritje të numërimit të votave.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar qytetarët për votim.

“Të dashur qytetarë të Gjilanit, Sot e dëshmuat edhe një herë tjetër që qytetaria dhe përgjegjësia janë pjesë e qytetit tonë. Pjesëmarrja juaj në këtë proces zgjedhor dhe kultura gjatë votimit është dëshmia më e madhe për dashurinë dhe respektin për qytetin tonë. Tashmë vendvotimet janë mbyllur dhe presim me maturi numërimin e votave, të cilat do të reflektojnë vullnetin tuaj. Faleminderit me zemër!”, tha Hyseni.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të komunës së Gjilanit do të shkojë në balotazh.

Rezultatet paraprake tregojnë se Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me 48.1% të votave, ndërsa Arber Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 36.1%.

Kandidatët e tjerë renditen kështu: Riad Rashiq nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 12.9%, Nazim Gagica me 2.3%, dhe Isa Agushi me 0.7% të votave.

Befasi edhe në Gjilan - Ubo Consulting: Alban Hyseni do të ballafaqohet me Ismajlin - Insajderi - fotoo Gjilan

Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit