Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur 2.8% të votave, duke u renditur pas kandidatëve kryesorë.
Rezultatet paraprake tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%.
Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës me 28.9%, ndërsa Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1.7% të votave.
Marxhina e gabimit e Exit Poll-it është 2%, dhe janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës, sipas kompanisë.









