Ferit Idrizi: Faleminderit Vushtrri, sot fitoi qytetaria dhe demokracia!

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe sjelljen e tyre shembullore gjatë ditës së votimit.

Idrizi vlerësoi lartë qetësinë dhe maturinë me të cilën u zhvillua procesi:

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, sot keni treguar edhe një herë se qytetaria dhe përgjegjësia janë pjesë e shoqërisë sonë. Procesi u zhvillua me qetësi dhe respekt – siç i ka hije një qyteti që di të vlerësojë demokracinë.”

Ai theksoi se tash mbetet të priten rezultatet e para, duke shprehur besim të plotë në vullnetin qytetar:

“Presim fillimin e numërimit të votave dhe rezultatet preliminare, me besim që zëri juaj do të dëgjohet dhe do të respektohet.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit