Procesi i votimit po vazhdon në komunat e Kosovës, ndërsa dalja deri tani dalja e përgjithshme në nivel vendi është 26.10 përqind.
Pesë komunat me daljen më të madhe të votuesve janë: Mamushë, Zveçan, Zubin Potok, Ranillug dhe Novobërdë.
Ndërkohë, deri në ora 17:00 sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 26.11 për qind e qytetarëve apo 528 mijë e 803 qytetarë me të drejtë vote nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues të regjistruar.
Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021, janë rreth 23 mijë qytetarë më shumë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, pasi aso kohe patën votuar 499 mijë e 928 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues sa kishin të drejtë vote.









