Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim që ai e cilësoi si “më i madhi i grave në historinë elektorale të Vushtrrisë”.
Në fjalimin e mbajtur para simpatizantëve, Tahiri tha se programi i tij për gratë, familjen dhe mirëqenien do të sjellë ndryshime thelbësore pas 12 tetorit.
“Pas 12 Tetorit, me programin tonë për gratë, familjen dhe mirëqenien, do ta ndryshojmë përgjithmonë Vushtrrinë. LDK është krenare që në këtë qytet do të nisë ndryshimi historik”, shkroi ai.
Tahiri rikujtoi zotimin e tij për krijimin e një Fondi prej 500 mijë eurosh për mbështetjen e gruas vushtrriase, duke theksuar se kjo është një ndër politikat kyçe të qeverisjes së tij.









