spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Shqiptarët nuk vuajnë më për bukën e gojës!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Në Shqipëri gjithçka po ecën me qetësinë e një shteti të qetë dhe të kulturuar.

Dhe qetësia vjen si pasojë e një gjendjeje ekonomike që nuk po krijon më aksese të një varfërie shoqërore.

Gjithçka në Shqipëri sot është në normalitet, prandaj dhe situata tregohet e qëndrueshme.

Ne shqiptarët ende nuk mund të quhemi një shoqëri e pasur, si vendet e Pendimit, por gjendja është në ngritje dhe prandaj nuk mund të thuash më sot që Shqipëria është një shtet i varfër dhe që shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës.

Jo, kjo gjendje ka kaluar, dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike e ka sjellë ndihma që po u vjen shqiptarëve nga emigracioni, por po konstatohet se ndërkohë po kthehen edhe shumë emigrantë shqiptarë nga Perëndimi dhe që, me paratë që kanë fituar, ata po investojnë në bujqësinë e Shqipërisë.

Dhe po kuptohet se gjendja do të ecë me tej në përmirësim.

Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: a do të vijojë të shtohet kthimi i emigracionit shqiptar në Shqipëri?

Dhe të dhënat po tregojnë se po.

Por ndërkohë po dallon se qeveria Rama nuk është në lartësinë e duhur për të botuar studime evidente që të tregojë se si duhet të fillojë e të ecë me ngritje investimi i emigracionit shqiptar në Shqipëri, i cili tani dihet se ka jetuar dhe ka fituar para në Perëndim.

Dhe ja, në fakt, kjo duhet të jetë skema e zhvillimit të Shqipërisë që i takon qeverisë Rama që ta kryejë, si një domosdoshmëri të punës së saj në drejtimin ekonomik të Shqipërisë.

Sigurisht që kjo është dhe duhet të jetë një skemë profesionale

Dhe duhet t’i kthehemi historisë, sepse edhe Italia e pasluftës, duke filluar që nga mesi i viteve

50′ këtë rrugë ka ndjekur fillimisht në zhvillimin e saj: me kthimin në Itali të emigracionit nga vendet e zhvilluara të Perëndimit dhe investimi i tyre sipas skenave ekonomike që kishte krijuar shkenca ekonomike e Amerikës por dhe vetë intelekti profesional i Italisë.

Dhe kështu duhet të veprojë edhe qeveria e Tiranës në këto momente historike, kur dihet se në emigracion në Perëndim janë sot duke punuar rreth 1.5 milionë shqiptarë të Shqipërisë. Dhe nuk duhet të mos e kujtojmë se sot, këtë gjendje ekonomike në Shqipëri po e mbajnë paratë që emigracioni ekonomik në Bashkimin Evropian, në Angli e në Amerikë po u dërgon familjeve të veta në Shqipëri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit