Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Fatmir Shehollin, e arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

“Po, 1 muaj paraburgim”, tha për Sinjalin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh.

Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë, nën dyshimet se ishte i përfshirë në veprimtari spiunazhi.

Ai u arrestua në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës. Fillimisht, Sheholli u ndalua për 48 orë dhe autoritetet kryen bastisje në vendbanimin e tij “me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale”.

Për arrestimin e Shehollit, të enjten shkroi edhe ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit