Gazetari Berat Buzhala po e sheh procesin e moszgjedhjes së nënkryetarit serb në Kuvend si minim të Republikës së Kosovës, gjë që po ndodh edhe për shkak të frikës së opozitës për shkak të shantazhit patriotik të Vetëvendosjes.
Buzhala tha se mosvotimi i kandidatëve të Listës Serbe për nënkryetar është minim i qëllimtë i Republikës së Kosovës dhe Pakos së Ahtisaarit, për të cilën Kosovën e ka njohur mbi 110 shtete të botës.
“Me pike te kastit, partite shqiptare, nen shantazhin patriotik te Levizjes Vetevendosje, po e minojne Republiken e Kosoves, para syve te krejt botes. Republika e Kosoves, me Pakon e Ahtisaarit ne qender te saj, eshte njohur shtet i pavarur nga mbi 100 shtete. Deputetet e Kosoves, sipas logjikes se Agim Bahtirit, e prèj doren e nuk e votoj Listen Serbe, po dojne me i ndryshu parimet thelbesore te kesaj Pakoje”, tha Buzhala.
Në fund, Buzhala tha se tash për tash, Kosova s’ka as opozitë racionale që i del në mbrojtje Kushtetutës së Kosovës, që i garanton komunitetit serb një nënkryetar në Kuvend.
“Per momentin tash nuk kena as opozite qe guxon me i dale ne mbrojtje Kushtetutes se vendit tone”, u shpreh në fund gazetari Buzhala.









