Kandidati për Asamble të Prishtinës, Albin Thaqi, me një dedikim emocional për xhaxhain e tij, Hashim Thaçi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Albin Thaçi, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për xhaxhain e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi.

Në një mesazh të shkurtër por me shumë emocion, Albin Thaçi ka theksuar trashëgiminë familjare dhe përgjegjësinë që ndien ndaj kontributit të gjeneratës që themeloi lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Ai luftoi që ne të kemi paqe. Ai ndërtoi shtetin, që ne ta forcojmë më tej. 
Sot, si kurrë më parë, ndiej peshën e trashëgimisë familjare. 
Dhe s’ka nder më të madh. 
Faleminderit, Axhi Hashim!” – ka shkruar Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit