Personi i parë që Naimi kontaktoi pasi u vra Liridona, dihet çfarë mesazhi ia dërgoi

Seanca vazhdon me dëshminë e personit të parë që Naim Murseli kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Valon Lluka iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur bisedën e parë me Murselin pas ngjarjes tragjike, shkruan Indeksonline.

Transkripti nga dëshmia:
Prokurori: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?”

Dëshmitari: “Po.”

Prokurori: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:

Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.

Prokurori: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”

Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.

Prokurori: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?

Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimu”. “Çele, çele,çqele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit