Lista Serbe refuzon Rashiqin: S’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari na takon neve

Lista Serbe ka refuzuar të propozojë Nenad Rashiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, si deputeti i dhjetë i komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Igor Simiq i Listës Serbe tha se vetëm kjo parti e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

“Ne i bëmë propozimet e nëntë emrave. Këta kandidatë e kanë të drejtën e Kushtetutës, rregullores së Kuvendit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pozitë i takon vetëm Grupit të Listës Serbe dhe komunitetit serb”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha i kërkoi Listës Serbe që të deklarohen nëse do të propozojnë për nënkryetar Rashiqin si deputetin e dhjetë serb.

“Nëse nuk pajtoni, veç mund të deklaroni që refuzoni të propozoni kandidatin e dhjetë”, tha Basha.

Simiq tha se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në shkelje të Kushtetutës.

“Ju po silleni siç doni ju, ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim. Ne nuk do të marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës”, tha Simiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit