Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj analistit tanimë të arrestuar, Fatmir Sheholli.
Sheholli u arrestua dje pas disa hetimeve të kryera në bashkëpunim nga Policia, AKI dhe Prokuroria Speciale.

Ndërsa sot u bë e ditur se tanimë Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, raporton lajmi.net.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj F.SH., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, thuhet në njoftim.

Sheholli dyshohet për veprën spiunazh, derisa thuhet se i njëjti kishte bartur informacione të rëndësishme të Kosovës tek BIA serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit