Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se ish- presidenti Hashim Thaçi i ka kontribuar ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se Thaçi në vitin 2018, ka pasur në planë që kufirin e Kosovës ta sjellë në urën e Ibrit.

“Hashim Thaçi, me vjen keq për gjendjen në të cilën gjendet ai dhe rrethanat, por është akteri që i ka kontribuuar ndarjes së Kosovës dhe që ka pas gisht për ndarjen e Kosovës dhe që në vitin 2018, Kosovës ka pas me ja sjellë kufirin në urën e Ibrit”, është shprehur Peci.

Sipas tij, shefi i në qeveri, Albin Kurti ishte ai që largoi bandat kriminale në këtë pjesë të vendit.

Ai ka thënë se Thaçi e Kurti për Mitrovicën e Jugut dhe Veriut janë anët e ndryshme të medaljes.

“Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dhe veriun paraqesin krejt dy anë të kundërta të medaljes. Hashimi që ka punuar me nda Kosovën në urën e Ibrit dhe që ka vlerësuar se në gjithë pjesën veriore nuk ka varr shqiptarë dhe s’kemi çka lypim atje se është dhuratë e Rankoviqit dhe Albin Kurti i cili e ka shporr krejt mekanizmin shtetëror të Aleksander Vuçiqit në veri dhe e ka kthyer sovranitetin. Në Mitrovicë nuk mundesh me kanë edhe me Hashimin edhe me Albinin”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit