spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Përplasen autobusi dhe kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona dërgohen në Emergjencë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Carralevë – Duhël, ku një kamion dhe një autobus janë ndeshur dhe për pasojë tre persona u lënduan.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Prizren, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.

Bytyqi po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët nga autobusi, që u rrokullis pas përplasjes.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion.

Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.

Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.

Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.”– thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit