Ish-luftëtari i UÇK-së për arrestimin e Shehollit: Poshtë servilë, spiunë e tradhëtarë!

Ish-luftëtari i UÇK-së, Selim Krasniqi, ka thënë se arrestimi i spiunëve UDB-ashë, është lajm i mirë për vendin tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ata që pranojnë të punijnël kundër popullit të tyre për përfitime materiale janë gjakprishur.

”Poshtë servilë, spiunjë e tradhëtarë dhe ata që vazhdojnë t’i mbajnë nën sjetull e të bashkpunojnë me ta”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Arrestimi i spiunëve UDB-ashë të cilët po arrestohen, është lajm i mirë për vendin tonë!

Ata janë pjellë e keqe dhe gjakprishur, të cilët pēr përfitime materiale apo përfitime të t’jera, ata pranojnë të punojnë kundër popullit të tyre!

Të tillë ka patur edhe gjatë luftës, tē cilët në shumë raste janë bashkfajtorë me kriminelët serbë për vrasjet makabre të shumë e shumë civilëve të pafajshëm!

Të tillë pati edha para lufte të cilët me shërbimet që ua bënë kriminelëve serbë, janë fajtorë për burgosjen dhe vrasjet në prita të Atdhetarëve tanë të shquar e për të cilët sot e kësaj dite akoma nuk dihet se kush i tradhëtoj!

Për fat të keq, spiun të tillë akoma e gjithë kohës punojnë në institucione të ndryshme, parti politike e organizata të ndryshme nderkombëtare e vendore, nëper media të ndryshme e shumë prej tyre na bejne analiza e na paraqiten si ” patriot ” te medhenjë!

Ky lloj i njerezve janë raca me e ndyrë e një shoqërie dhe pothuajse në atë nivel janë edhe ata që punojnë e bashkpunojnë me të tillë ndyrësira e pavarësisht se për ç’farë çëllimi!

Organet tona të sigurisë e drejtësisë duhet të punojnë që të identifikohen të tillët dhe të informohet edhe popullata se sa të ndyrë, të rrezikshëm e sa dëme i kanë bërë ata vendit në periudha të ndryshme dhe vazhdojnë edhe sot t’i shërbejnë armiqve tanë!

Poshtë servilë, spiunjë e tradhëtarë dhe ata që vazhdojnë t’i mbajnë nën sjetull e të bashkpunojnë me ta! SK

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit