Gazetari Milaim Zeka ka folur lidhur me arrestimin e sotëm të Fatmir Shehollit.
Ai në Frontal të T7, ka thënë se qeveritarët janë marrë me veprimtari të dyshimta.
Tutje Zeka ka thënë se ‘‘mos është më i mirë Hekuran Murati se Fatmir Sheholli”.
”Këta kanë plotë si Fatmiri, në LVV, në PDK, në LDK, në AAK, te NISMA e në krejt qisi ashafash i kanë”, tha ai, kështu duke iu drejtuar moderatorit për të mos u mërzitur për këto punë.
”Me djem të UDB-së, me shpiuna e me qësi që na kanë dënu në kohën e jugosllavisë, sot i ki mediat, një pjesë e madhe e mediave që udhëhiqen nga ta janë ministra, zëvendësministra në krejt poret e jetës i ki”, shton tutje ai.









