Arrestimi i Shehollit, Burim Ramadani: Lufta kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë

Fatmir Sheholli është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në spiunazh mëngjesin e së enjtes. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa 48-orëshe dhe ka njoftuar për bastisje në shtëpinë e tij.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka reaguar sot pas lajmit për arrestimin e Fatmir Shehollit për spiunazh.

Ramadani tha se një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare.

“Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare”, shkruan Ramadani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit