Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, kritikoi ‘disa media’ e disa ‘komentatorë politik’ se paskan ulur nivelin e diskursit publik politik.
Liderit të LDK’së iu tërhoq vërejtja nga panelistët prezent se diskursi i tij përjashtues e i ngjashëm me të Vetëvendosjes nuk është i përshtatshmi.
Abdixhiku insistoi se kritika e Valon Syla në Pressing të T7 për Përparim Ramën qenka “përqeshje dhe bullizim”.
U insistua nga Kërquki se qasja e tij ndaj studiove dhe diskualifikimi i disa prej tyre apo analistëve të caktuar nuk është e duhura.









