E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat.

Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheren e bletëve.

Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.

Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit