Ilir Seferi: Shkolla e braktisur në Klinë të Epërme do të kthehet në çerdhe për fëmijët e Drenicës

Ilir Seferi, kandidat për Asamble Komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 25 në listë, ka prezantuar një ide zhvillimore për Klinën e Epërme, një nga zonat më të rëndësishme lidhëse të Drenicës.

Në një komunikim me qytetarët, Seferi ka theksuar se Klina e Epërme meriton përkujdesje të veçantë, pasi është një nyje që lidh Skenderajn me Mitrovicën dhe Pejën, dhe një vend me potencial të madh për zhvillim ekonomik e shoqëror.

“Klina e Epërme është zemra lidhëse e Drenicës. Këtu, ku dikur zhurmonte jeta dhe shkolla ishte qendra e komunitetit, ne do t’i japim frymë të re”, ka deklaruar Seferi.

Një nga projektet konkrete që ai ka propozuar është transformimi i shkollës së braktisur në Klinë të Epërme në një çerdhe moderne për fëmijët e kësaj ane, duke e kthyer në një hapësirë që sjell gëzim, edukim dhe jetë në komunitet.

“Klina do të bëhet epiqendra e zanatlinjve, intelektualëve dhe bujqve të vyer – një vend ku puna, dija dhe tradita bashkohen për zhvillim e mirëqenie”, ka shtuar Seferi.

Ai ka theksuar se përmes programit të tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, çdo lagje, çdo shkollë dhe çdo familje në Skenderaj do të ndjejë ndryshimin real, duke i kthyer komunës energjinë dhe dinamikën që meriton.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit