“Arbëria e Vogël” – projekt që lidh historinë, natyrën dhe zhvillimin në Skenderaj

Ilir Seferi, kandidat për Asamble Komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 25 në listë, ka prezantuar një ide të re që synon të bashkojë kujtesën historike me zhvillimin turistik dhe rekreativ të komunës.

Në një postim të tij, Seferi ka njoftuar se po synon realizimin e projektit “Arbëria e Vogël – nga kujtesa në lëvizje”, që parashikon krijimin e një shtegu për shetitje dhe çiklizëm në zonën historike të Azem Galicës.

“Arbërinë e vogël të Azem Galicës nuk do ta kemi më vetëm në librat e historisë apo në fotografi të vjetra. Këta kufij të stërlashtë, dikur dëshmitarë të qëndresës dhe lirisë, do t’i shndërrojmë në një shteg që lidh natyrën, historinë dhe krenarinë tonë”, ka theksuar Seferi.

Sipas tij, ky projekt nuk është vetëm rekreacion, por rilindje e identitetit kombëtar përmes turizmit, natyrës dhe kujtesës historike, duke e bërë Skenderajn një destinacion tërheqës për vizitorë dhe dashamirë të kulturës shqiptare.

“Çdo hap, çdo pedal dhe çdo buzëqeshje në këtë shteg do të jetë një hap përpara për Skenderajn tonë”, ka shtuar kandidati i LVV-së, Ilir Seferi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit