Familja e Nezir Mehmetaj, kosovarit të arrestuar nga autoritetet serbe, ka reaguar ndaj raportimeve të cilat flasin për lirimin e tij.
Vëllai i Nezirit, Valoni, ka thënë se lajmi i pakonfirmuar nga ta për lirim, është i padrejtë dhe i panevojshëm.
”Po qarkullon lajmi se Nezir Mehmetaj po lirohet, kjo është e padrejtë dhe e pa nevojshme, sepse nuk guxon të qitet një lajm derisa nuk konfirmohet apo deklarohet nga familja”, ka shkruar ai.









