Fitore Pacolli i propozon Ramës ta blej biletën për Londër para 12 tetorit, qytetarët i propozojnë t’ia paguaj ajo: Tash ke bë pare

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka ironizuar me kryetarin aktual të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një biletë Prishtinë-Londër më 13 tetor, 149 euro, e që sipas saj do t’i duhet ta blej Përparim Ramës pas zgjedhjeve.

“Ka mujt me e ble ma lirë sikur ta kish rezervuar më herët. Sa ma afër 12 tetori qaq ma shtrejtë bëhet bileta Prishtinë – Londër”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Por, kjo ironi e Pacollit nuk shkoi mirë. Qytetarët i kujtuan asaj aferën korruptive që fituan familjarët e saj nga 100 mijë euro, përmes granteve nga Ministria e Bujqësisë.

“Pse nuk ia pagujte Ti,tashë ke bo pare ose ktheja shtetit ! Ditë e ma shumë po dalin Sami Kurtesha te Ju,mjerimë kushë na përfaqëson e me qka mirresh”, ka shkruar njëri nga qytetarët në koment.

“Fitore Hajnesh aki ala me vjedh korrupsjon po bani me 100 Euro tu ble Vota qaq Kushtojn njerzit apo Poplli ka me juv deni edhe Zoti mbane mend këtë”,  “Qe kqyre kush fol allahile, o ju jeni ra edhe vet hajra qe sju votoj ma kurr qe nuk mur pjes ne debat at dit ne klan”,  “Qka ka najsen ka subvencionet? Se ni daj e kishe harru e tu kish idhnu?”, “Ti idin ktu sene mir se je provudhe jemet gjithëmon hajnesh zma ty stepengon se ski ftyrë”, janë disa nga komentet.

Një nga komentuesit ka supozuar se Hajrullah Çeku do të jetë ai që do të kthehet në shtëpinë e tij në Prizren.

“Ma lir ju bahet kti tjuvit per Prizeren”, ka shkruar një qytetar.

Gara për Prishtinën vazhdon të jetë e ashpër dhe ende nuk mund të supozohet se kush mund ta fitoj atë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit