Dikur pinte kafe në Bon Vivant, Kurti e sulmon Uran Ismailin: Një të mirë ia ka bërë Prishtinës, e mbylli lokalin që u shndërrua në vend krimi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një nga paraqitjet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet komunale në Prishtinë, ka kritikuar kandidatin e Partisë Demokratike, Uran Ismailin, duke përmendur mbylljen e lokalit të tij “Bon Vivant” në kryeqytet, për të cilin tha se “u shndërrua në vend krimi.”

“Uran Ismaili ia ka bë një të mirë Prishtinës. E mbylli lokalin që u shndërrua në vend krimi. Lokali e kishte emrin Bon Vivant, që do thotë ‘ai që rrnon mirë’. Por aty dy veta që hynë të qeshur dolën të vdekur.

Prandaj puna më e mirë që e ka bërë është që e ka mbyllë atë lokal.”, theksoi Kurti.

Megjithatë, Kurti është parë në të kaluarën duke pirë kafe në një nga restorantet në pronësi të Uran Ismailit në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit